Sirianët në Shqipëri, më shumë azilkërkues janë gratë: Këtu s’ka punë…

0
121

Edhe pse shqiptarët janë renditur në krye të listës si azilkërkues në vendet e Europës, vendi ynë është i dëshiruar nga sirianët. Në vitin 2019 në Shqipëri kanë hynë rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm, ku prej tyre aplikuan për azil 6557 persona. Pjesën më të madhe e zënë emigrantët nga Iraku dhe Siria me rreth 62% të numri total, ndërsa më pas renditen Maroku, Algjeria, Pakistani dhe Afganistani.

Kërkesat për azil për këtë vit kanë filluar të kenë një trend në rënie krahasuar me vitin e shkuar. Qendra pritëse e azilkërkuesve në Babrru, është në rikonstruksion dhe për këtë arsye, personat që qëndronin atje dhe Drejtoria e Azilit i ka akomoduar në një tjetër ambient.

Arie është nga Siria dhe thotë se do që të shkojë në Gjermani të bashkëshorti i saj. ”Nuk e di të them të drejtën, pasi për momentin nuk kam shumë para. Nuk dua që të aplikoj fare për azil këtu në Shqipëri, edhe kur na ka ndaluar disa herë policia i kemi thënë që ju lutem na lini të shkojmë sepse nuk kemi ndërmend të qëndrojmë këtu, por duam që të shkojmë diku në Europë”.

Të njëjtën dëshirë për të mos aplikuar për azil në Shqipëri e ka edhe Hosama. ”Nuk dua të qëndroj në Shqipëri miku im. Këtu njerëzit janë vërtetë të mirë, por është e vështirë për të gjetur punë dhe për të jetuar. Më duhet të shkoj në një vend Europian aty ku të mundem të takoj familjen time, pasi aktualisht jetojnë në Sudan. Kam 5 fëmijë dhe prej 6 vjetësh nuk i kam parë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here