Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në FB foto të parcelave me hashash, që sipas tij, ndodhen në Dukagjin. Berisha zbulon se fotografitë ia ka dërguar një qytetar, bashkë me një mesazh. Ky i fundit shprehet se droga në Dukagjin është mbjellë dhe lulëzon dhe bekimin e policisë dhe kryetarit të PS-së në Shkodër.
“Dukagjini me drogë bleruar! Zbatohet porosia e Edvin Drogës. Narkokomisarët në krye të detyrës për mbrojtjen e plantacioneve të hashashit (medicinal të Edvinit)”, shkruan Berisha në FB, ndërsa më tej publikon dhe mesazhin e shkuar në adresë të tij:
“Unë që po ju shkruaj jam një banore e Dukagjinit – Shkodër. Në fshatin Gimaj të Shalës edhe në Kaprre të Shalës po bahet nami. Kam ma shumë se 20 000 mijë bimë drogë. Po mbrojnë Niko Brahimaj me shefat e tij me gjithë kryetarin e Partisë Socialistë në Shkodër. Po ju marrin rryshfete edhe u thonë po ju lëmë drogën, veç ne bashkoni votat. Këtu në Dukajin është bërë si Kolumbi… Këto janë foto që i ka në Kaprre të Shalës edhe në Gimaj edhe ju thotë policave ‘po shkuat me i prish jeni të pushuar prej pune’”.