Tabaku publikon videon: Ja si gënjeu Rama 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku vazhdon të akuzojë Edi Ramën për gënjeshtra e mashtrime. Me zë e figurë, Tabaku denoncon mashtrimet e Ramës dhe premtimet e pambajtura të tij.

‘Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik.

Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku.

Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin.

Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën’, shkruan ish-deputetja Jorida Tabaku në një postim të saj në Facebook.

Më poshtë videoja e publikuar nga Jorida Tabaku:

Tabaku publikon videon: Ja si gënjeu Rama 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik

35 universitete, më 2 shtator nis faza

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko