Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detajet

0
152

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona gjatë orëve të fundit. Sipas bluve dy prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një 48-vjeçar, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.R., 31 vjeç, pasi  në rrugën “Isuf Elezi”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-A.G., 39 vjeç dhe F.B., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë ndalimin e shtetasit R.L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë  Kavajë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here