Presidenti i Republikës Ilir Meta nepermjet nje postimi ne Facebook, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ne Uashington.
Meta shkuan se kjo dite shënon një hap të rendesishem në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!
Postimi i plotë:
E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!