Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky lajm u bë i ditur në një postim në Twitter nga zyra e presidencës turke. Në të njëjtin njoftim theksohet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi. Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiç për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, thuhet në njoftim.
Erdogan reagoi pas njohjes së Kosovës nga Izraeli. Ditë më parë Thaçi tha se është në kontakt me presidentin turk, Erdogan dhe se kjo njohje s’do ta cenojë partneritetin miqësor e vëllazëror me Turqinë.