Shtetet e Bashkuara thonë se Presidenti Barack Obama dhe ai rus ranë dakord sot për nevojën e një tranzicioni politik, nën udhëheqjen siriane, për negociata me ndërmjetësimin e OKB-së dhe një armëpushim për t’i dhënë fund luftës civile katër vjeçare në këtë vend të Lindjes së Mesme. Të dy udhëheqësit u takuan për 35 minuta në Antalia, në kuadrin e takimit ekonomik të G-20-ës. Shtëpia e Bardhë e cilësoi takimin “një diskutim konstruktiv”, një ndryshim nga bisedimet shpesh antagoniste mes të dy udhëheqësve në takime të tjera botërore. Këshilltari për punët e jashtme i zotit Putin Yuri Ushakov tha se udhëheqësi rus kishte patur një bisedë “të detajuar” me presidentin Obama. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit “theksuan një përparim diplomatik” të arritur në javët e fundit, në bisedimet e Vienës. Në të njëjtën kohë, Presidenti Obama mirëpriti “përpjekjet nga të gjitha vendet” në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe theksoi “rëndësinë e përpjekjeve ushtarake të Rusisë në Siri, me fokus Shtetin Islamik”. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama përsëriti thirrjen e tij për zbatimin e kushteve të armëpushimit për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën Lindore, ku separatistët pro-rusë luftojnë me forcat besnike të qeverisë së Kievit. Zoti Obama, po ashtu i ka shprehur presidentit Putin “ngushëllime të thella” për humbjen e jetëve njerëzore nga rrëzimi i avionit rus të pasagjerëve Metrojet mbi Gadishullin Sinai. Autoritetet perëndimore thonë se besojnë që shkaku i rrëzimit të avionit ishte një bombë, për të cilën mori përgjegjësinë grupi Shteti Islamik.