Berisha publikon denoncimin ‘bombë’/ Djemtë e kryetares së PS-së bëjnë për spital dy qytetarë, policia fsheh ngjarjen

0
137

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin rreth nje ngjarje te rende në Ulëz të Burrelit, ku mësohet se dy djemtë e kryetares së Partisë Socialiste në këtë qytet, të cilët punojnë në OSHEE, kanë rrahur dy qytetarë të cilët ndodhen në spital.

DENONCIMI

Bandite të OSHEE masakrojnë qytetarët.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Dy banditë të OSHEE, djemte e narko-sekretares së PS, rrahin e bëjnë për reanimacion dy qytetarë dhe narkopolicia dhe narkoprokuroria heshtin sepse ata janë çunat e partisë. sb

Pershnetje zoti Berisha. Si e vetmja mundesi, desha te denoncoj tek ju nje krim nga bandat e partise socialkriminele. Dy djemte e kryetares se PS per njesin Ulez Burrel , te punesuar si militante te partise ne Oshe kane masakruar te dielen dy qytetare ne Ulez. Hapur ne mes te qytetit me qyta pistolete, thika, leva , dy qytetaret kane perfunduar ne reminacion ne spital me mbi 20 qepje ne koke dhe trup, njeri ne rrezik per jeten. Policia dhe prokuroria ne fillim jane versulur, por kane kthyer me bisht ne shale me urdher ta partise se krimit. Ata kriminela vazhdojne te mos ja dine dhe te lire. Eshte bere e pajetueshme gjendja ktu, ku mesa duket dhuna behet per te terrorizuar njerezit para zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here