Nga nesër përkeqësohet moti, Drejtoria Detare: Merrni masa

0
123

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka nxjerrë një paralajmërim ku thotë se duke filluar nga pasditja e së enjtes, një ciklon pritet të godasë vendin dhe për këtë arsye moti do të përkeqësohet në ditët në vijim duke sjellë dallgë dhe erë të fortë në zonën e Jonit. Autoriteti më i lartë detar iu bën thirrje të gjitha subjekteve detare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Njoftimi i plotë

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8 s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here