Krimet po shtohen/ Goditja e radhës nga Kapexhiu: Reagimi që ka sjellë edhe më shumë revoltë është i Taulant Ballës…

0
128

Dy ditët e fundit kanë qenë të përgjakshme, dhe krimi ka marrë një revansh të fortë.

Dy vrasje kishte pardje, një në Rrogozhinë dhe një në Bathore, dhe kulmi ishte atentati me eksploziv në mes të Tiranës dhe në një zonë mjaft të banuar.

Sot në mëngjes herët, një ekzekutim mafioz ndodhi në hyrje të Elbasanit.

Njerëzit janë të shqetësuar, por reagimi që ka sjellë edhe më shumë revoltë është i Taulant Ballës.

Ai u shpreh se qenka normale të ndodhin atentate të tilla, si ai me shpërthim me telekomandë, pasi kjo haset në çdo kryeqytet të botës.

Ky relativizim, kjo përpjekje për ta sjellë si normale një dukuri aspak normale, ka bërë që masivisht rrjeti dhe opinioni të reagojë ndaj Taulant Ballës, i cili edhe një herë mori  në mbrojtje punën e policisë dhe Sandër Lleshajt.

Këtë atmosferë sjell edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu me karikaturën në numrin e sotëm të gazetës Mapo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here