Olsi Bylyku tashmë i rikthyer në sezonin e ri të “ Klanifornia” ka nxitur jo pak kuriozitetin e ndjekësve me antë të një fotoje që ai ka ndarë në InstaStory.
Duket qartë se është një foto nga një studio muzikore , ku krahas së cilës shkruan:
“ Diçka shumë e madhe po vjen… më besoni”!
Ishte dhe partnerja e tij, Elgi, e cila u shpreh njëlloj pak ditë më parë, ku ajo ndau me ndjekësit një foto nga e njëjta studio dhe foli për një suprizë.
Egli ka studiuar për Kanto çfarë e bën të mundshme hipotezën e një bashkëpunimi mes tyre.
Nuk ka akoma një përgjigje konkrete nga dyshja por me sa duket, diçka e mirë po vjen!