Dalin detaje nga arrestimi i kengëtares së njohur: Ja çfarë thotë policia…

0
212

Policia Kufitare   e Morinës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Mësohet se këngëtarja është kapur me armë zjarri me vete, ndërsa tentoi të futej në Shqipëri.

Mësohet se si rezultat i kontrolleve te shtuara dhe analizës se rriskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dyte një automjet tip Audi që drejtohej nga këngetarja.

Gjate kontrollit, asaj ju gjet ne çantën e dorës nja armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Ja njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here