‘Hapini listat 100%”, Tavo i kthehet qeverisë: Ende nuk gjeni dot asnjë njeri me integritet në sektin e rilindjes?

0
296
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” i bën thirrje socialistëve që të hapin 100 listat e kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por nga ana tjetër, Tavo i pyet krerët e sektit të rilindjes të udhëhequr nga Edi Rama nëse kanë gjetur dot deri tani një njeri me integritet mes tyre.

KOMUNIKIMI JAVOR i Vangjel Tavos 
Të nderuar miq të qarkut të Gjirokastrës, emigrantë shqiptarë që jetoni në Greqi apo në vende të tjera, familje të thjeshta të cilat po haseni cdo ditë e më shumë me kushtet e vështira të jetesës, deri në nivelin e mbijetesës, kjo për shkak të degaridimit total që sekti i rilindjes i ka bërë vendit dhe njerëzve të thjeshtë,
Sot e nis këtë komunikim ju duke bërë sërish thirrjen: Hapini listat 100%. Edhe përse e di i madh e i vogël përse fshiheni pas djallëzive tuaja, ju bëj sërish apel Hapini listat 100%. Përse keni frikë? Ende nuk gjeni dot asnjë njeri me integritet në sektin e rilindjes? Ende vazhdoni me shperën për të patur dele-deputetë, apo njerëz të krimit që përfaqësojnë vetëm krimin e organizuar dhe jo popullin e thjeshtë?
100% lista të hapura – kjo është demokraci.
Nga demokracia nuk duhet të ketë frikë askush.
Mos kini frikë as nga ODIHR
Dëgjoni nga ata zyrtarisht se sa demokratike është të ndryshosh 6 muaj përpara zgjedhjeve Kushtetutën dhe kodin zgjedhor.
Vetëm diktaturat dhe humbësit shkelmojnë demokracinë dhe përdhosin Kushtetutën.
Miq
Edhe pak muaj na ndajnë nga largimi i këtij sekti
Ky nuk është opinion – Ky është fakt.
Ky sekt duhet larguar e duhet vënë përpara përgjegjësisë për pengimin që i ka bërë shqiptarëve në procesin e integrimit.
Maqedonia e Veriut do i hapë negociatat. Shqipëria jo.
BE ka insistuar kaq shumë të mos i ndajë këto 2 vende por ja kjo qeveri nuk ka plotësuar asnjë nga 15 kushtet sepse është e papërgjegjshme dhe nuk dëshiron të ketë BE-në të përfshihet në cështjet e brendshme të Shqipërisë pasi në dritën e së vërtetës mega-korrupsioni dhe skandalet do u dalin sheshit.
Cdo ditë kjo qeveri merr shuplaka nga insitucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, që nga Departamenti Amerikan i Shtetit e deri në mediat anë e mbarë botërore.
Të gjitha kanë një vlerësim të përbashkët për këtë qeveri: Një qeveri e zhytur në korrupsion dhe abuzime të shumta. Një qeveri që po i largon shqiptarët dita-ditës. Që po mbyll dhe gjobit bizneset, e cila erdhi me premtimin për 300 mijë vende të reja pune dhe mbylli më shumë nga sa gjeti, largoi investitorët dhe largoi rininë.
Fronti i shpresës, 26 prilli 2021, ka si mision punësim – punësim – punësim – taksa të ulëta – rritje pagash dhe pensionesh – mbështetje për biznesin, turizmin dhe dhe bujqësinë – shpresë dhe mundësi për rininë tonë.
Dhe sic jua kam premtuar të gjithë juve – rikthim në Gjirokastër të gjithë institucioneve dhe drejtorive që sekti i rilindjes i largoi me paturpësinë më të madhe.
Miq, mbështetës, opozitarë apo edhe socialistë të thjeshtë,
25 prilli 2021 nuk është betejë politike, por mision. Mision për ti rikthyer vendit demokracinë – për të dalë nga niveli tragjik i mbijetesës – për të patur punësim, zhvillim dhe mirëqenie, dhe një të ardhme më të mirë.
Qarku i Gjirokastrës nuk do gënjehet më nga fjalët boshe por do jetë i gjithi pjesë e këtij misioni dhe në anën e fitimtarit dhe në anën e duhur të historisë.
Sekti i rilindjes është në frymën e fundit. Makthit që shkaktoi në këto vite i ka ardhur fundi.
Ju përshëndes të gjithëve,
Mirë-u-takofshim në takimet tona.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here