Berisha: Rama iku nga kandidimi në Durrës nga frika e humbjes përballë Bashës

0
157

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri Edi Rama iku nga kandidimi në Durrës nga frika e humbjes.

Berisha tha se Edi Rama takoi në Durrës përfaqësues të botës së krimit dhe sipas sondazheve e kishte të humbur përballjen në këtë qark.

Kryeministri deklaroi sot nga Vlora se do të jetë kandidat për deputet në këtë qark dhe jo në Durrës, siç ishte njoftuar me herë nga mediat afër qeverisë.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste. Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam Kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem Kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më Kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime.”,- tha kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here