Naftëtarët sërish në protestë, paralajmërojnë grevë urie….Çfarë pritet??

0
142

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para uzinës paraditen e kësaj të Hëne.

Kreu i sinidikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, tha në fjalëne  tij se është menduar të shkohet në një grevë urie, dhe nëse realizohet do jetë i pari që do e bëjë këtë gjë.

Ai tha se edhe pse shkuan në Tiranë për një zgjdhje, zyrtarët u tallën me to.

Dautaj u kërkoi naftëtarëve që mos të bien viktimë e dikujt që duan të bëjnë show me jetën e tyre.

”Kemi menduar të kalojmë në grevë urie . Ne shkuam edhe në Tiranë për një zgjidhje  dhe na tallen. Kemi vendime gjyqesh  për pagat e prapambetura qe ende nuk jane zbatuar. Ku janë lekët dhe ku është kopja e kontratës. Mos të biem viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën tonë. I pari në grevë do hyj vetë, duke pritur një përgjigje se ka negociuar ai me shefat e do vijë sot.  Ku i ka lekët që premtoi? Se tha nuk do hyjë askush brenda pa kaluar lekët. Rrugë e tjera janë të konsumuara. Nuk duan grevë urie ata. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, Fieri dhe Ballshi”, deklaroi.

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here