Kërpaçi: Kemi nevojë për qeverisje qe kujdeset për rininë, punësimin dhe arsimimin e tyre…

0
238
Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka ripublikuar shkrimin e Monitor ku tregon se papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve, hotele, bare, restorante dhe fabrika.
“Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç, ndaj kemi nevojë për qeverisje qe kujdeset për rininë, për punësimin dhe arsimimin e tyre! 25 prill, dita kur situata ndryshon për mirë”, shkruan mes të tjerash Kërpaçi në postimin e saj.
Postimi i plotë i ish-deputetes: 
Kemi nevojë për qeverisje qe kujdeset për rininë, për punësimin dhe arsimimin e tyre!
25 prill, dita kur situata ndryshon për mirë!
“Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç.
Edhe sipas të dhënave administrative mbi tregun e punës të raportuara nga INSTAT gjatë periudhës prill-qershor gati 19 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç u regjistruan si punëkërkues në zyrat e punës ose 16% më shumë se tremujorin e dytë të vitit 2019.
Ky ishte niveli më i lartë i punëkërkuesve të papunë që nga tremujori i fundit i vitit 2016.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here