Propozimi si në përralla në Kapadokia, Rudina Dembacaj zbulon detajet: Më tha dua të plakesh me mua zemër…

0
154

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj është shpesh kryefjala e lajmeve rozë, e pas propozimit për martesë që ish-deputeti Mark Frroku i bëri javën e kaluar, duket se nuk flitet për asgjë tjetër.

E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Dembacaj tha se çdo gjë kishte qenë magjike dhe se nuk ishte menduar shumë për t’i thënë “Po” njeriut të saj të zemrës.

“Nuk u mendova shumë për të thënë ‘Po’, aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht edhe pse unë i thashë PO. Më tha dua të plakesh me mua zemër. I thashë: Po sigurisht”, tha Rudina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here