Helmoi 25 fëmijë në kopsht, dënohet me vdekje mësuesja

0
167

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, ku njëri pret tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Wang Yun u pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pas mëngjesit. Gjykata tha se ajo vendosi nitrite natriumi në ushqimin e fëmijëve.

Trupi gjykues e përshkroi mësuesen Wang si  “të neveritshme dhe të mbrapshtë”. Incidenti që ndodhi më 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën. Prej atëherë nisi një hetim i thellë policor. Gjykata, përfundimisht vendosi të hënën që Ëang të dënohet me vdekje, shkruan CNN.

Ajo e pranoi se në shenjë ‘hakmarrjeje’ kishte vendosur helm në mëngjesin e fëmijëve.

Këtë e bëri pasi kishte debatuar për çështje që kishin të bëjnë me menaxhimin e nxënësve, ku përfshihej edhe ajo për keqmenaxhim.

Një nga fëmijët e helmuar vdiq në muajin janar pasi kaloi 10 muaj në spital. Dënimi ndaj saj, sipas praktikave, kryhet me injeksion vdekjeprurës ose me pushkatim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here