Trump i shokuar nga Covid/ Pyet mjekun: A do vdes edhe unë si miku im….

0
139

Gazetari i magazinës Vanity Fair, Gabriel Sherman, përmes një postimi  në Twitter ka treguar se, si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i pyeti mjekët se ‘a do të vdesë dhe ai si miku i tij nga Covid-19’.

Sipas burimeve të Sherman, debatet në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë më dramatike se, sa ajo që publikoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas tij, Trump u frikësua pasi gjendja e tij u përkeqësua me Covid-19, deri sa arriti të pyesë nëse do të vdesë dhe ai si miku i tij, Stan Chera, që vdiq në Prill nga Covid-19.

‘Sipas burimeve, – Trump të premtën tha se ai – mund të shkonte në qendrën mjekësore ‘Walter Reed’ vullnetarisht. Por, ai do të merrej jovullnetarisht pa marrë parasysh se gjendja e tij u përkeqësua më vonë.

Mjekët i thanë Trumpit se nëse do të presë, mund të humbte aftësinë për të ecur dhe do të shoqërohej me ‘Marinë One’, shkruan Sherman.

‘Bisedat me republikanët të afërt me Shtëpinë e Bardhë gjatë 12 orëve të fundit tregojnë se kanë qenë shumë më të tmerrshme se ajo çfarë Shtëpia e Bardhë tha.

Para se të dërgohej në Walter Reed, Trumpi filloi të pyeste mjekët;  ‘A do të përfundoi si Stan Chera? A do të vdes?’

Chera ishte mik i Trumpit në NYC që vdiq nga Covid-19 në prill’, ka thënë Sherman

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here