Vihet nën kontroll zjarri në pyllin e Semanit. Vetëm disa vatra janë ende aktive që favorizohen nga era e fortë bregdetare.
Sipërfaqja e djegur përllogaritet mbi 20 hektarë pisha. Flakët kane djegur pyllin në anë të rrugës së plazhit të Semanit në një gjatësi të konsiderueshme.
Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për shuarjen e flakëve por era e fortë i favorizon.
Zjarri ra dje në mesditë. Dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme dhe ky nuk është zjarri i parë.