Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në banesën e shtetasit B.N., në Fllakë të Durrësit.
Policia e Durrësit bën me dije janë shënuar dëme të vogla materiale, ndërsa thekson se ndërtesa është e pabanueshme.
Ndërkohë në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si të dyshuar për këtë ngjarje.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.