“Shpërthen” Maliqi: Enveri i Rilindjes ka frikë nga vota e lirë, më 25 prill shkon në koshin e plehrave…

0
148

Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta sot ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes, ndërsa i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të vazhdojë atë që nisi me 2 mars kundër regjimit.

Maliqi tha se njerëzit e Rilindjes po e mbysin sistemin me abuzime përmes tenderave dhe jo vetëm. Deputeti ka hedhur akuza edhe në drejtim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të cilin tha se nuk pranoi të përballej me interpelancën që i ka kërkuar prej disa javësh.

Deputeti i ka drejtuar një apel shqiptarëve të ngrihen në protesta kundër regjimit të Enverit të Rilindjes, për të cilin tha se ka frikë nga koalicionet dhe vota e lirë.

“Jo më kot socialistët janë të zhgënjyer, do të ndodhë një Kirgistan i dytë, jam kundër qëndrimeve të buta të opozitës, ka frikë nga koalicioni, nga votat e popullit, Enveri i Rilindjes.

Të gjithë në prill do ikin në kosh plehrash. Opozita e re është përdorur nga ky sekt i rilindjes. I bëj thirrje Metës që të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi.

Kjo është një mafie në krye të shtetit, janë shkatërruar njerëzit duke ndenjur në çadra.

Sistemi i burgjeve që mbahet i fshehtë, vazhdon greva e urisë në Shkodër, Rrogozhinë, Peqin dhe 313. Një nga kërkesat e tyre është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Çfarë po ndodh me burgjet, era krim, era korrupsion, i vetmi sistem që s’ka lidhje me PD, por me lidhje me krimin.

270 janë komanduar, çfarë dosjes, çfarë kasetash ka. Shkoni te 313, drejtor Burgu është nën komisar me gradën minimale, që nuk lejohet, ku drejton shefin e policisë që është komisar.

Aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha, kështu siç është ky drejtor, rilindasit kanë vendosur në krye të gjithë sistemin, njerëz që s’kanë lidhje me PS”. – deklaroi Maliqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here