Mehmetaj: Epo hata e madhe, gjithë ky burrë që Elisës i duket si Skëndërbeu, trembet kaq shumë nga LSI

0
108

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj nepermejt nje postimi ne Facebook ka reaguar për deklaratat e sotme kundër LSI nga Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Postimi i plote:

Epo hata e madhe, gjithë ky burrë që Elisës i duket si Skëndërbeu e me 8 vite suksese të një pasnjëshme me projekte 3D e varfërim të Shqipërisë, trembet kaq shumë nga LSI! Po çke o derman që të ka hyrë frika në palcë? Ke hall se tu shpërbë partia? Ke hall se të urrejnë socialistët? Apo nuk të zë gjumi natën nga sondazhet që bën çdo ditë? O i mjerë, nuk fitohen më zgjedhjet me brekushe e tepsi, as me ata trimat kriminel që të kanë fërkuar krahët deri tani. Nxirri njerëzit të përballen e të shohim kush di e do ta bëjë këtë vend; Ti me ata rilindasit e tu që e shkatërruat Shqipërinë e keni dëshpëruar shqiptarët, apo ne? Pse frikeni nga përballja? Apo e di që kopjet e tua të shëmtuara, bashkë me ty në krye nuk kanë më sy e surrat tu dalin përpara shqiptarëve. S’ke faj, mirë e bën që trembesh, se e di mirë që pas 25 prillit nuk do përballesh më vetëm me votën por edhe me drejtësinë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here