Sunday, December 22, 2024
Home Aktualitet Atentati në Shkodër: Shefi i policisë bashkiake ka një predhë në kokë,...

Atentati në Shkodër: Shefi i policisë bashkiake ka një predhë në kokë, babai në koma

0
121

Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Ora News informon se 39 vjeçari vijon të jetë në repartin e neurokirurgjusë. Ai ka një predhë brenda kafkës por është I vetëdijshëm.

Ndërkohë babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndodhet në gjëndje kome në spitalin e Shkodrës, ndërkohë 37 vjeçari është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.

Ai rezulton të jetë djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.

Si ndodhi atentati
Ata po udhëtonin në aksin rrugor Shkodër-Koplik me makinën zyrtare të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, kur u sulmuan me armë zjarri nga një motor. Nga breshëria e plumbave u goditën Mentor Hasanaj, 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndërsa Bashkëshortja e policit, Vjollca Hasanaj që po ashtu ndodhej në makinë shpëtoi mrekullisht./Oranews.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here