Protesta kundër maskave para kryeministrisë, nisin arrestimet…

0
147

Mbrëmjen e sotme dhjetëra të rinj kanë zhvilluar një protestë simbolike kundër mbajtjes së maskave. Protesta është zhvilluar pata godinës së Kryeministrisë.

Forca e rendit nuk kanë lejuar tubimin dhe kanë arrestuar tre prej tyre. Mësohet se tre të rinj janë shoqëruar në komisariat, pas tubimit.

Tubimi u organizua në të njëjtën ditë që hyri në fuqi akti normativ i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskave. Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën e protestës dhe nuk kanë lejuar që qytetarë të tjerë t’u afrohen.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre. “Për t’i thënë ‘jo’ diktaturës së maskave, për ti çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon”, tha një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër e cilësoi shkelje kushtetuese dhe vendimin e kryeministrit arbitrar. “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”, deklaroi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here