Një shqiptarë është arrestuar me 18 gusht nga policia Britanike sepse në kontrollin që iu bë makinës së tij, u gjend 58.11 gram kokainë me vlerë tregu 1200 deri në 4000 paund. Gjithashtu në makinën e 24 vjeçarit Rigers Lleshanaku u gjenden edhe 645 paund.
Sipas prokurorit Gerry Bermingham, i cili ka marrë çështjen e shqiptarit policia ‘duke vepruar në bazë të informacionit’, ndaloi të pandehurin duke drejtuar një makinë Audi në Stoke, më 18 Gusht.
Më pas prokurori shtoi:
“Ai u ndalua. Ishte personi i vetëm në automjet. Automjeti u kontrollua dhe qese letre e bardhë me një logo Costa Coffee ishte në bagazh. Brenda çantës ishte një lëndë e bardhë në madhësinë e një grushti që oficeri besoi se ishte kokainë”.