Sërish shifra të larta nga covid-19/ Përditësimi nga MSH: 295 raste të reja dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

0
157

Dita e sotme ka shënuar një tjetër rekord me rastet e reja të koronavirusit.

Sot janë shënuar 295 raste të reja me Covid, një rekord i pashënuar me herët.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Deklarata e ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1413 testime, 96 të shëruar, 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,

22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,

11 raste në Fier dhe Pogradec,

10 raste në Krujë dhe Berat,

9 raste në Elbasan dhe Lezhë,

7 raste në Gjirokastër,

6 raste në Kurbin,

5 raste në Divjakë,

4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,

3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,

2 raste në Has dhe Shijak,

1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 295

Të shëruar ne 24 orë              96

Humbje jete në 24 orë                        3

Testime ditore                                    1413

Testime totale                     108.782

Raste pozitive              17350

Raste të shëruara         10167

Raste Aktive                  6729

Humbje jete                    454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3307

Durrës              693

Shkodër            477

Fier                    419

Korçë              404

Lezhë                 350

Elbasan             293

Vlorë             243

Berat             202

Kukës                 172

Dibër             86

Gjirokastër        83

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here