Donald Tusk, tur Ballkanit, të dielën në Shqipëri

0
185

tttDonald Tusk, president i Këshillit Europian, këtë fundjavë do të ndërmarrë një tur ballkanik që nis të shtunën nga  Serbia dhe të dielën në Shqipëri e Maqedoni.

Tusk, nëpërmjet një postimi në Twitter, thotë se do të takojë kryeministrat e 3 vendeve të Ballkanit, me fokus çështjet e emigracionit në BE si dhe ato ballkanike.

Në lidhje me këtë vizitë, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, citohet nga mediat maqedonase të ketë deklaruar: “Republika e Maqedonisë kërkon nga fqinjët e Unionit Europian dhe partnerët ndërkombëtarë të punojnë me ne për të ndërtuar dhe zbatuar një qasje të koordinuar për krizën e refugjatëve, në të mirë të sigurisë dhe mbrojtjes humanitare”.

Vizita e Donald Tusk në 3 shtete ballkanike merr një rëndësi të posaçme për mesazhet që do të përcjellë, në mënyrë të veçantë për të ardhmen e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pas propozimeve për rivendosjen e kontrolleve kufitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here