Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vërri të lushjes.
Nga përplasja e dy motoçikletave ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale V. B 54 vjeç dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi F. K, 43 vjeç, i vili është dërguar në spital.
Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.