Ansley Pacheco, që është një modele shumë popullore në Instagram dhe “OnlyFans”, ishte në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj, kur dy persona mësynë në shtëpi dhe qëlluan drejt bashkëshortit të saj, Daniel dhe miqve të tij në dhomën e ndenjes.
Video tregon modelen 26 vjeçare, që merr pistoletën e saj përpara se të hapë zjarr ndaj dy grabitësve nga dera e dhomës së gjumit.
“Mos qëllo, djali im është këtu,” tha modelja e cila është me mbathje dhe me pistoletën në dorë.
Modelja deklaroi se ata qëlluan rreth 6-7 herë, por fatmirësisht, djali i saj shtatë vjeçar nuk mori asnjë plumb.
Burrat arritën të merrnin bizhuteri të shtrenjta nga shtëpia, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes mes një breshëri plumbash.