Rekord i zi infektimesh nga covid-19/ 319 raste të reja e 3 viktima në 24 orët e fundit

0
148

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord të zi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë identifikuar 319 raste me koronavirus.

Ndërkaq, 3 qytetarë kanë humbur jetën. Numri i të shtruarve ka shkuar në 301 pacientë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë:

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:

319 të prekur

90 të shëruar

3 humbje jete

301 të shtruar në spitalet COVID

Deklarata e plote e Ministrise se Shendetesise:

Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë

38 në Fier

15 në Pogradec

13 raste në Elbasan, Kavajë,

11 në Korçë,

9 në Krujë,

8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë,

7 në Gramsh,

6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë,

4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos,

3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll,

1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319

Të shëruar ne 24 orë 90

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634

Raste të shëruara 11,097

Raste Aktive 9,035

Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566

Durrës 847

Fier 692

Korçë 569

Shkodër 522

Lezhë 405

Elbasan 395

Vlorë 360

Berat 266

Kukës 191

Gjirokastër 129

Dibër 93

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here