Shantazhimi i infermierit nga Durrësi, Paloka: Ironike të të kontrollojë notat një mësues vizatimi që qeverinë e ka me ministra pa shkollë

0
122

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ne nje postim ne Facebook rreth shantazhimit qe ju bë infermierit nga Durrësi, i cili denoncoi mungesen e tamponeve te covid-19.

Paoka shprehet se eshte ironike kur notat ti kontrollon nje mesues vizatimi, i cili ka bere lemsh qeverine e vet me ministra pa shkolle e medioker.

Postimi i plote:

Te ishte ndonje qeveri profesionistesh , hajde se edhe kuptohej , po te bej ironi per nivelin e profesionalizmit e te te kontrolloje notat Rama , eshte e rende…
Ne kemi ne krye te qeverise nje mesues vizatimi qe hiqet si gjitholog dhe e ka bere lesh qeverine, per minister ekonomie (sot “rindertimi”) kemi nje mesues anglishteje, per ministre financash nje shitese sufllaqesh, per minister te brendshem nje dallkauk qe nga “gjeneral” u be polic, ministres se vdekjes me mire mos ja kujtosh se si e ka bere kar rieren…
Po ja qe keta te cilet ju cuan italianeve nje pompist nafte si kryespecialist epidemiolog , tani bejne ironi me notat e shkolles te nje epidemiologu a thua se ato e pengonin te evidentonte faktin se qeveria nuk po furnizon me spitalet me tampone …
Po ne se shqiptaret do te lejojne qe keto qenie , injorante, hajdute e ç’njerzore te vazhdojne te tallen me kete popull, atehere e meritojme te na percaktoje Rama me manastirleshen se kush do te jetoje e kush jo!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here