Kryemadhi prezanton drejtuesen e fushatës në Durrës: Elona Guri, njeriu që qëndron në krah të të rinjve

0
125

Kryetrja e LSI-së ishte sot në një takim me të rinjtë në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar drejtuesen e fushatës për këtë qytet.

Bëhet fjalë për Elona Gurin, e cila sipas Kryemadhit, bashkë me të rinjtë e qytetit bregdetar do të krijojë infrastrukturën e zhvillimit.

“Dua të falënderoj dhe Elona Gurin, e cila është motori i LSI-së dhe i dha frymë, oksigjen, lëvizshmëri jo vetëm të rinjve në Durrës, jo vetëm intelektualëve në Durrës, jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por i dha frymë jetës politike në Durrës. Elona është nga ata personazhe, të cilat në politikë nuk do të ia dijë farë, por Elona është mike e mirë, është shoqe e mirë dhe për këtë ju do të jeni shumë të lumtur sepse do të keni një njeri që nuk do të ndalet asnjë sekondë dhe nuk do të mbyllë jo vetëm telefonin, por do të mbajë sytë hapur për t’u përgjigjur juve të rinjve dhe të rejave të Durrësit për të krijuar infrastrukturën e zhvillimit”,-tha Kryemadhi.

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së dhe drejtuesja e LSI në Qarkun Durrës, Elona Guri, gjatë fjalës së saj u shpreh se të rinjtë e Durrësit do të çmontojnë dhe ndëshkojnë kupolën e betonit në qytetin bregdetar dhe se së bashku me të rinjtë, “do ta bëjmë Shqipërinë dhe Durrësin shtëpinë e çdo shqiptari, e çdo të riu që të ardhmen e tij do ta jetojë në këtë vend, në këtë qytet mijëra vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here