Del në shitje rezidenca super luksoze e aktorit legjendar Sean Connery

Aktori legjendar i “James Bond”, Sean Connery ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare disa ditë më parë.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e tij.

Ai jetoi në një rezidenca që përshtateshin me rolin 007, të cilat ishin kryesisht në Angli, Spanjë, Francë dhe Bahamas.

Gjatë vitit 1920 ai ndërtoi një shtëpi afër bregdetit Cap de Nice, e cila u cilësua si ndër më të mirat në Francë.

Pasi ai ndërroi jetë, po e njëjta rezidencë ka dalë në shitje për 25 milionë dollarë.

Vendi përmban rreth pesë dhoma gjumi, pishinë dhe terrasë prej së cilës mund të shijohet pamja mbresëlënëse.

Për shkak të luksit që përmban, shtëpia ka edhe sigurime në oborr, ndërsa ishte vendi i preferuar edhe i Coco Chanel, Pablo Picasso dhe Grace Kelly.

Kujtojmë se karriera e Sean Connery në aktrim, zgjati dekada dhe çmimet e tij të shumta përfshjnë një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të Connery përfshijnë, ‘The Hunt for Red October’, ‘Indiana Jones and the Last Crusade’, ‘The Rock’, etj.

Image

Del në shitje rezidenca super luksoze e aktorit legjendar Sean Connery

Shqipëria jo vetëm që ka pak fonde

Del në shitje rezidenca super luksoze e aktorit legjendar Sean Connery

Europa i mbyll dyert Edi Ramës: Dështimi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko