Pandemia e koronavirusit, “lum parash” informale në vendin tonë

0
147

Nga Erblina Mile

Paraja informale në vend ka njohur një rritje rekord muajt e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në shtator në vend qarkulluan 329,4 mld lekë ose 2,6 mld euro jashtë sistemit bankar që është niveli më i lartë i 10 viteve të fundit. Një shqetësim i tillë është ngritur edhe nga Shoqata e Bankave.

Në një intervistë Spiro Brumbulli shpjegon se shqiptarët i përdorin kartat vetëm për të tërhequr pagat dhe 90 % e transaksioneve kryhen me lekë në dorë. Shkak për këtë situatë sipas sekretarit te Shoqatës së Bankave mbetet fakti I evazionit që bëjnë bizneset por edhe mungesa e kulturës tek qytetarët. Gjithashtu një tjetër problem që ndikon në përdorimin e parave CASH është mungesa e degëve të bankave në zonat rurale.

Rritja e parave që qarkullojë CASH në vend tregon informalitetin e lartë që mbizotëron në ekonominë shqiptare.Një tregues i tillë mbetet alarmant në një kohë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë për realizimin e amnistisë fiskale./abcnews.al

Nëntor 2019 286,5 mld lekë

Nëntor2020 329,4 mld lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here