Mediu: Vuçiç po e shfrytëzon situatën e rëndë në Kosovë, autoritetin ia dha Tirana zyrtare

0
134

Nga Fatmir Mediu.

Situata në Kosovë eshtë një situatë e rëndë. Askush nuk është kundër drejtësisë, por imlikimi i gjithë drejtuesvë të UÇK ka pdyshim një dimension më shumë se politik. Kjo po përdoret si një sulm karshi një historie te lavdishme të shqiptarëve dhe në mënyrë te veçantë Kosovës.

Kjo është historia jo vetëm e shqiptarëve, por e NATO-s, SHBA, UK dhe BE, kundër një regjimi kriminal si ai i Milosheviçit dhe në mbeshtetje të lirisë së shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.

Kjo situatë po shfrytëzohet nga Vuçiç dhe aleatë të tij, për të kthyer viktimat në persekutorë dhe persekutorët në viktima dhe kërkon jo vetëm te ndryshojë historinë, por dhe ta rikthejë atë ne interes të Serbisë.

Autoritetin si lider tolerant dhe bashkëpunues me shqiptarët, Vuçiçi (i mbështetur, këshilluar dhe drejtuar nga Rusia) ia dha për fatin e keq në naivitet apo për interesa meskine Tirana zyrtare, si në BE dhe në SHBA.

Ky është një moment që duhet të na bejë të gjejmë dhe veprojmë me arsye dhe jo të reagojmë emocionalisht dhe për interesa të momentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here