Lei Kraja është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Moderatorja sportive është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto mjaft provokative.
Së fundmi, moderatorja ka tërhequr vëmendjen me foton e fundit që ka postuar, ku shfaqet mjaft joshëse ndërsa pozon nga ballkoni. Lei duket e veshur me një bodysuit ngjyrë blu të errët, që i vë në pah linjat perfekte trupore.
“Duke bërë atë që shqiptarët dinë të bëjnë më mirë, duke futur hundët në punët e të tjerëve”, ka shkruar Lei krahas fotos. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komplimentet nga fansat për Lein. “Me fat që të kemi o yll bote”, shkruan një ndjekës.