Dekriminalizimi/Mazhoranca dhe opozita bien dakord për ndryshimet kushtetuese: Preken vetëm 4 nene

0
157

 

 

balllaMazhoranca dhe opozita ranë dje në konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të shoqërojnë miratimin e ligjit për dekriminalizimin në Kuvend. Në mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar për hartimin e këtij ligji u ra dakord që propozimet për ndryshimet kushtetuese të përmblidhen në 4 nene, në mënyrë që të mos preken shumë nene të dokumentit themeltar të shtetit, kur fillimisht ishin parashikuar ndryshimi i 17 neneve. Nenet e ligjit për dekriminalizimin parashikojnë se shtetasit e inkriminuar do të dorëzojnë funksionin publik që mbajnë, ku nuk përjashtohen as deputetët. Pas mbledhjes kryetari i komisionit të posaçëm, Oerd Bylykbashi, dhe nënkryetari i tij, Taulant Balla dolën në një deklaratë për mediet ku thanë se ende nuk është mbyllur procesi i konsultimit për ndryshimet Kushtetuese. “Ka nevojë që të vazhdojmë diskutimin në aspakëtin teknik. Në një moment të dytë do të mbyllim çdo nen të kësaj paket. Komisioni do të mblidhet sërish në ditët në vijim”, – tha Bylykbashi. “Ka rregulla strikte se si ndryshohet Kushtetuta. Ligji ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen në Kushtetutë. Kushtetuta është një ligj që nuk ndryshohet brenda një nate, kërkohen konsulta publike”, – pohoi Balla. Ligji i dekriminalizimit prek dhe funksionarët më të lartë duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë etj.