Caka: Je për të ardhur keq!! Po, a komandohet Ilir Meta mor idiot?! Gjej paqe dhe ik përpara se të të marrin me gurë…

0
194

Nga Silva Caka

Projektligji që do të depozitohet në Kuvend për Presidentin e Republikës, është një deformim i ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës dhe ligjit organik për Presidentin, të cilat së bashku edhe me ndonjë dispozitë ligjore në ligje të tjera organike, konturojnë kompetencat e Presidentit dhe rregullojnë raportin e Tij me institucionet e tjera.

Mirëpo gjithë shkeljet, që Edi Rama ka dashur të kryejë, por është penguar në këtë rrugë nga Ilir Meta, do t’i gjeni të pasqyruara në projektligj. E këtu kuptojmë që ky nuk është një projektligj për Presidentin; ky është absolutisht një projektligj për Ilir Metën!

Ligji i ri për Presidentin e Republikës, nuk është asgjë më pak e as më shumë se materializimi i tmerrit më të madh të Edi Ramës, që mban emrin e Ilir Metës.

Ilir Meta i ka prishur shumë plane djallëzore Edi Ramës dhe porositësve të këtyre planeve dhe tashmë është kthyer në një problem madhor për të gjithë ata vendas e të huaj, që e shohin Shqipërinë si tortë, ku secili mund të marrë një pjesë.

Kur shqiptarët shohin këto përpjekje masive të Ramës dhe buratinëve me fije që komandon vetë, për të kufizuar Ilir Metën me ligje të veçanta, me siguri qeshin me lot!!

Seriozisht mendon se duke nxjerrë atë që i duket vetja bariton kur merret me Ilir Metën, apo atë që mendon se përfiton reklamë falas nga Ilir Meta (o e çmendur, lexoji ndonjëherë komentet në faqen tënde dhe e kupton se çfarë ‘figura di merda’ bën, çdo herë që del e flet) do ia dalësh me Ilir Metën?
Apo mendon se me atë shpinëpërthyerin e shtyllëkëputurin që ‘ra telef’ për t’u bërë pak ministër, do ‘thyesh’ Ilir Metën? Apo akoma më keq, me hajdutin që i çon gjërat ‘një nivel ma nalt’ do kesh shanse të merresh me Ilir Metën?!?!

Je për të ardhur keq!! Po, a komandohet Ilir Meta mor idiot?! Aq më tepër me ligjet e tua?!

Ka një diferencë të madhe mes teje dhe Ilir Metës: ti e ke betejën me Ilir Metën; Ilir Meta e ka me ata që të komandojnë ty e që përpiqen të vjedhin copën e tortës. Gjej paqe dhe ik përpara se të të marrin me gurë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here