Edhe avokatët do të bëjnë grevë, duan rritjen e tarifave…

0
165

Avokatët Penalistë njoftojnë se do të bojkotojnë gjyqet, derisa Ministria e Drejtësisë  të plotësojë kërkesat e tyre. Ndër të tjera ata kërkojnë rritjen e pagesave për gjyqet e mbuluara  nga avokatët e caktuar nga ministria.

“Shoqata  e  Avokatëve  Penalistë  të  Shqipërisë  së shpejti në bashkëpunim  me Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë do të mbështesim bojkotin e Avokatëve kryesisht deri në plotësimin e kërkesave të tyre të ligjshme”, njoftoi Saimir Vishaj, kreu u shoqatës së Avokatëve Penalistë.

Ndër kërkesat e avokatëve, kryesorja mbetet rritja e pagesës për seancat gjyqësore apo çdo procedim penal nga avokatët kryesisht.

Por avokatë kanë ankesë edhe përzgjedhjen e mbrojtësve nga lista.

“Do t’i kërkoj KLP-së , KLGJ-së, Drejtuesve të gjykatave dhe prokurorëve,zbatimin e listave sipas radhës, duke larguar diskriminimin ku disa gjyqtarë, prokurorë  apo oficerë të Policisë Gjyqësore, caktojnë vetëm disa avokatë kryesisht me preferencë nga ana e tyre”, tha Vishaj.

Gjithashtu, në  funksion të kërkesës së mësipërme, avokatët duan edhe “Caktimin e një avokati me pagesë, sidomos për Tiranën  që të jetë rregullator për grafikun dhe listimim e Avokatëve  kryesisht”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here