“Po deformohet lista e zgjedhësve”/ Skandal te Komisioni i Ligjeve, Hysi i heq të drejtën e fjalës përfaqësuesve të Presidencës

0
124

Skandal ne Komisionin e Ligjeve.

U hiqet e drejta e fjales ne menyre demostrative Keshilltarit Ligjor te Presidentit dhe Drejtoreshes se Pergjithshme te Shebrimeve Juridike, pas prezantimit te qendrimit ligjor qe demaskon qellimin e vertete te ndryshimeve ne ligjin per Gjendjen Civile.

Vasilika Hysi, relatorja e ligjit per Gjendjen Civile, nuk hodhi dot poshte argumentet ligjore te Presidentit dhe kaloi ne sulme politike ndaj Institucionit te Presidentit.

PËRMBLEDHJE E ARSYEVE TË KTHIMIT
TË LIGJIT NR. 130/2020 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10129, DATË 11.5.2009, ‘PËR GJENDJEN CIVILE’, TË NDRYSHUAR”

Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Bledar Dervishaj, Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës.

-Nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit që nuk deklarojnë banesën, por synon të deformojë listat e zgjedhësve.

-Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile fshehin synimin të çekuilibrojnë numrin e mandateve për secilin qark.

-Mazhoranca po përdor ndryshimet në ligje për të forcuar pozitat në zonat më pak të favorshme. Do s’postoje militantët drejt zonave ku historikisht ka qenë humbëse.

-Shpërndarja e mandateve bëhet ekskluzivisht mbi bazën e numrit të shtetasve që kanë regjistruar vendbanimin në secilin qark.

-Ndryshimi i numrit të shtetasve me vendbanim në secilin qark mund të çojë në ndryshim të përfaqësimit të secilit qark në Kuvend, nëpërmjet uljes apo rritjes së numrit të mandateve përkatës.

-Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke konsideruar ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë në procesin zgjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike.

– Procesi i rishikimit periodik të shpërndarjes së mandateve është thelbësisht i lidhur me regjistrimin e vendbanimit të shtetasve.

Një situatë e paqëndrueshme, apo që jep hapësirë për regjistrime fiktive kaq pak kohë para zgjedhjeve dhe pikërisht para momentit të rishikimit ligjor të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve, do të cenonte rëndë përfaqësimin parlamentar, procesin zgjedhor dhe besimin politik tek procesi zgjedhor.

– Ky propozim nga deputetë të shumicës qeverisëse, dhe që nuk vjen nga ministria përgjegjëse që mbulon çështjen, në mënyrën si është formuluar për të lehtësuar lëvizjet në vijim, dhe jo për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë deklaruar në kohë, e bërë në një situatë parazgjedhore, krijon një hapësirë më shumë për t`u keqpërdorur për qëllime politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here