”Jam bodybuilder natyral, model dhe instruktor fitnesi. Gjatë gjithë kësaj eksperience dhe gjatë viteve të trajnimit, kam mësuar shumë gjëra, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju miq të dashur në faqen time. Jam me origjinë nga Tirana, familja ime dhe unë kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur unë isha vetëm 10 vjeç. Menjëherë pas vendosjes sonë në Amerikë, unë kam filluar trajnimin në sporte të ndryshme, si dhe në një terapi fizikale me një program të larmishëm, duke rregulluar kështu muskujt e trupit. Pas rritjes, unë fillova të bëhesha më kompetent në bodybuilding duke fituar kështu shumë çmime e tituj, ndërkohë jam shfaqur në shumë revista, libra dhe publikime”, – këtë përshkrim i ka bërë vetes Ani Saliasi në faqen e tij në Facebook, shqiptari i cili për momentin po bën revolucion dhe thyen tabu me zhveshjet e tij që nga Amerika e largët e deri në Japoni, duke bërë për vete shumë fansa e shumë femra të çmenden pas tij për shkak të formave të bukura trupore, duke u parë kështu me një sy tjetër si një nga meshkujt më seksi dhe zbulimi viteve të fundit. Kërkimet në emrin e tij në rrjetin e kërkimeve “Google” kalojnë mbi 1 milion, ndërsa imazhin e Anit mund ta gjeni gati në çdo faqe, qoftë ajo normale, portal, lajme, faqe sportive, madje edhe në ato erotike, duke e shfaqur 27-vjeçarin Ani si një model seksi.