Çështjet e Arbitrazhit/ Shqipëria mund të humbë edhe 90 milionë euro të tjera falë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

0
123

Faturës që qeveria shqiptare do të shlyejë ndaj vendimeve të gjykatës së arbitrazhit rrezikon t’i shtohen dhe 90 milionë euro të tjera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas një auditimi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kjo vlerë është klasifikuar si dëm ekonomik i mundshëm në lidhje me projektin për “Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe”.

Kontrata për këtë projekt të financuar përmes marrëveshjes së financimit nga Qeveria Japoneze është ndërprerë në datën 4 korrik të vitit 2018.

Në raportin e KLSH-së thuhet se deri në atë kohë ishin kryer rreth 70% e punimeve në vlerën e 56 milionë eurove dhe ndërpreja e kontratës është kryer në kundërshtim me ligjin.

“Ndërprerja e kësaj kontratë është bërë në mënyrën të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin.”

Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër.

KLSH sanksionon se duke marrë në konsideratë paligjshmërinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë të njëanshme ka shumë mundësi që pas vendimit të gjykatës buxheti i shtetit të paguajë një tjetër shumë të majme.

Deri më tani Shqipërisë i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit. Pas 109 milionëve ndaj Beçhettit, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë edhe 44 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here