Pjesmarrje masive në votimin e anëtarëve të LSI Durrës për zgjedhjet për delegatë të Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI.
Anëtarët e shumtë kanë votuar fizikisht dhe ata që e kishin të pamundur për shkak të pandemisë kanë votuar elektronikisht.
Edhe anëtarët e ndodhur jashtë vendit kanë votuar elektronikisht.
Toros Shahnaian ka votuar nga Venecia, Itali, Gazmir Tahiri nga Stambolli, Turqi e Shumë anëtarë të tjerë kanë votuar elektronikisht nga vendet e huaja ku ndodhen.
LSI Durrës synon fitore të jashtëzakonshme në Durrës me qëllim kthimin e qytetit tek banorët e jo më në sektin e mafias së betonit dhe korrupsionit që ka zaptuar Durrësin prej vitesh.