Rei Manaj kishte probleme për të shënuar në portën kundërshtare, por u zgjidh tek Kombëtarja. Pas zhbllokimit me penalltinë kundër Kazakistanit erdhi edhe realizimi ndaj Bjellorusisë. Në momentin më të rëndësishëm, atëherë kur Kombëtarja duhej që të fitonte qetësinë. Një realizim në kënd të vështirë erdhi ndaj Bjellorusisë, atje ku rrezikohej që topi të përplasej edhe në trupin e portierit. Këtë realizim të bukur e ka shpërndarë edhe UEFA duke i dhënë jehonë.