Futboll Klub Kukësi ka njoftuar se trajneri i skuadrës, Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë, për shkak se gjendja shëndetësore e tij është rënduaa ditët e fundit. “Për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, Gega ka udhëtuar drejt Stambollit”, lexohet në njoftimin e Kukësit. “Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, lexohet në njoftim.