Kriza për shkak të Covid-19, Xhepa: Të merren masa të përhershme, biznesi i vogël motorr ekonomie

0
225

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në një intervistë për Ora News ka theksuar se ka ardhur koha që të ndërmerren masa të përhershme në lidhje me ekonominë e vendit që është në krizë prej Covid-19.

Xhepa tha se një veprim i tillë duhet të ishte ndërmarrë më parë, teksa shton se nuk mjafton vetëm një VKM për rimëkëmbjen ekonomike.

Xhepa: Tani ka ardhur koha që nga muajt e verës, për mënyrën se si do të zhvendosemi nga masat e emergjencës te masat me afatgjata dhe strukturore në mënyrë që ekonomia dhe e gjithë shoqëria ti rikthehet aktivitetit të saj normal. Skemat që i adoptuam në atë kohë si të përkohshme, duhet të mendojmë për mekanizma të përhershëm.

Kemi një VKM për të mbështetur me likuiditet sipërmarrjen private dhe nuk ka dyshim që ajo është motorri që mban në lëvizje ekonominë e vendit. Me të lidhet punësimi, kursimi, dhe shpenzimet. Nga kjo pikëpamje nuk mund të presim që një program likuiditeti të përfundojë brenda këtij viti. Ne duhet të kishim ndërtuar dhe adoptuar mekanizma që e shndërrojnë këto gjëra të përkohshme në të përhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here