Epidemia Covid-19 mbetet e brishtë në të gjithë rajonin Europian, tha OBSH-ja, ndërsa rastet rriten në Europën Qendrore, Ballkanin dhe Kaukazin. ”Ne nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin”,-tha Dr Catherine Smallwood..
Rajoni europian përbën 40% të rasteve globale, tha Dr. Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Europën Qendrore dhe Jugore. Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë të rajonit me Covid-19 për 100,000 banorë, në dy javët e fundit.
Shkalla e incidencës së Serbisë është rritur 121% në këtë periudhë dy javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara. Serbia ka regjistruar rreth 7,000 raste në ditë të virusit. Kohët e fundit, dy patriarkët më të vjetër fetarë serbë vdiqën nga koronavirusi, me shumë njerëz që morën pjesë në funerale, duke nxitur shqetësime se kufizimet e dobëta në komunitetin fetar do të përkeqësonin përhapjen e virusit.
Dr. Kluge theksoi në një konferencë shtypi, se duhej të kishte kufizime në tubimet e mëdha, tubime fetare, apo funerale masive. Vendet e Europës Perëndimore që vendosën masa të ashpra kufizuese po shohin përmirësime me shtrimet në spital. Ekspertët në OBSH-së paralajmëruan se Covid-19 nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket.