Projektligji për “memet”/ Rama përgënjeshtron veten, ja çfarë shkruan

0
170

Pasi Edi Rama nuk ndalet në dëshirën e tij për të kontrolluar gjthçka dhe për të gjobitur të gjithë ata njerëz që me mençurinë dhe krijimtarinë e tyre e vendosin në lojë, në mbrëmje del një Edi Rama tjetër dhe përgënjeshtron Ramën që krijon ligje për të vendosur censurën.

Kështu ka bërë edhe këtë mbrëmje Rama i errësirës që përgënjeshtron Ramën që firmos autokracinë, që në fakt janë i njëjti personazh i memeve që popullon me mashtrimet e tij, rrjetet sociale.

Rama i errësirës në një postim në tëitter, aty ku fshihet sa herë nuk do që ndjekësit ta bombardojnë me komente që nuk i vijnë sipas shtatit, ka hedhur poshtë se po formulohet një ligj që ndalon memet.

‘Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!’

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here