Artan Fuga mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Shqipëria humbi një aktor mediatik që ekuilibronte shumë pushtete

Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Presidentin e televizionit ‘’Fax News’’, z.Kasem Hysenbelliu që sot u nda nga jeta prej COVID-19 në moshën 59-vjeçare pas disa ditësh trajtim në Turqi.

 

MESAZHI NGA ARTAN FUGA

Gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes të të ndjerit Kasëm Hysenbelliu, drejtuesit dhe pronarit të televizionit Fax Neës! Sa herë kam bashkëpunuar me të për vite me radhë. Kisha vlerësuar shumë njeriun modest, të vëmendshëm ndaj mendimeve ndryshe, i apasionuar pas të resë, mikun dhe mbështetësin e gazetarëve të rinj, njeriun e përgjigjes të shpejtë ndaj çdo propozimi ose komenti, pa paragjykime për opinionet e aktorëve të shoqërisë civile që vinin te hapësira e tij televizive, korrekt me bashkëpuntorët, i qartë në orientimin e tij për trajtimin e problemeve të shoqërisë në televizion. Shqipëria humbi një aktor mediatik që ekuilibronte shumë pushtete dhe vetë pejzazhin televiziv të vendit. Televizioni që ai administronte ishte i ri, ka rrugë për të bërë, por ishte serioz, me dinjitet, dhe nuk ra kurrë në bastardime! I paharruar kujtimi i tij!

Artan Fuga mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Shqipëria humbi një aktor mediatik që ekuilibronte shumë pushtete

Rikthehet frika/ Tërmet 5 ballë godet në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko